Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike (KOS-CERT) është njoftuar për infektimet përmes Ransomware WannaCry që raportohen nga shumë vende në mbarë botën.
Ransomware është një softuer i dëmshëm që infekton kompjuterët dhe pamundëson qasjen derisa të paguhet ransom që më pastaj te mundësohet qasja. Shfrytëzuesve individual të kompjuterëve dhe administratoreve të TI-së në institucione nuk ju rekomandohet që të bëjnë pagesa pasi që kjo nuk garanton rivendosje të qasjes.
Ransomware përhapet shumë lehtë kur has në softuer të pa përditësuar ose të vjetruar. Ky lloj i ransomware mund të shfrytëzojë dobësinë që ekziston në Server Message Block 1.0 (SMBv1). Për më shumë informacione se si të mbyllni këtë dobësi shikoni artikullin Microsoft SMBv1 Vulnerability dhe Microsoft Security Bulletin MS17-010.
Po ashtu inkurajoheni që të rishikoni edhe aplikoni rregullat bazike për mbrojtje nga sulmet ransomware në linkun: https://www.kos-cert.org/assets/cms/uploads/files/Masat%20mbrojtjse-%20WannaCry%20Ransomware.pdf
Nga ky virus janë sulmuar rreth 150 shtete.


Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...