
French presidential election candidate for the En Marche ! movement Emmanuel Macron gives a speech as he unveils his full programme eight weeks from election day, on March 2, 2017 in Paris. / AFP PHOTO / Lionel BONAVENTURE (Photo credit should read LIONEL BONAVENTURE/AFP/Getty Images)
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se administrata e tij do të shtyjë përpara një marrëveshje lehtësuese të borxhit për Greqinë.
Zyra e Macron ka thënë se presidenti ka folur në telefon me kryeministrin grek, Alexis Tsipras, dhe ka theksuar “vendosmërinë e tij për të gjetur një marrëveshje shumë shpejt, për të ulur barrën e borxhit grek, për një periudhë të gjatë”.
Kjo është biseda e parë në mes të dy liderëve, që prej se Macron është zgjedhur president, më herët gjatë këtij muaji, shkruan REL.
Ministri i Financave i Francës, Bruno Le Maire, do të bashkohet me ministrat e Financave të BE-së, gjatë 22 dhe 23 majit, ku pritet që bisedimet të kenë në fokus problemet e Greqisë me borxhin.
Tsipras shpreson që ministrat e Financës të eurozonës do të pajtohen gjatë kësaj jave, për një marrëveshje që do të lehtësojë kushtet e pagesës së borxhit të Greqisë.
Le Maire më 22 maj ka biseduar në Berlin me homologun e tij gjerman, Ëolfgang Schaeuble, për të përshpejtuar integrimin në eurzonë.
Le Maire ka thënë pas takimit se një panel dypalës do të shqyrojnë propozimet konkrete për nisjen e këtij procesi./arbresh.info/
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...
Vuçiq kritikon forumin e Bordit të Paqes: Osmani po paraqite...