Me siguri ju ka rastisur ta shihni në ndonjë film skenën klasike ku ai ose ajo hyn në dhomën e gjumit dhe thotë ”këtu vjen era seks”.
Pse jo mund t’ju ketë rastisur edhe juve vetë një situatë e tillë. Por a ekziston era e seksit, çfarë është ajo dhe a mund të nuhatet? Përgjigjen do ta gjeni në rreshtat e mëposhtëm.
Që në lashtësinë e largët, janë ngritur gjithmonë mite nga më të ndryshmet rreth kësaj teme, duke filluar që nga ereksioni mashkullor, orgazma e deri tek legjendat urbane të meshkujve për akte seksuale që zgjain pafund, shkruan Living.
Një prej këtyre miteve është edhe era tipike e seksit, e cila mund të jetë gjithçka, por jo tipike. Sipas Sara Gottfried, autore e The Hormone Reset Diet, nuk ekziston një erë e tillë, por janë thjesht përzierje erërash të sekrecioneve dhe lubrifikimit vaginal, djersës dhe spermës.
Kjo e fundit ka përmbajtje alkaline (dmth ka pH të lartë), kurse sekrecionet vaginale kanë përmbajtje bazike (dmth kanë pH të ulët), kombinimi i të dyjave sjell aromën tipike për të cilën po flasim. Mos u shqetësoni kur ta nuhasni, është thjesht një reaksion kimik i trupave tuaj.
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...