Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka mohuar raportimet se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka folur me të për shkarkimin e drejtorit të FBI-së, James Comey.
“Nuk e kemi prekur fare këtë temë”, u ka thënë Lavrov gazetarëve, gjatë vizitës së tij në Qipro, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
Takimi i Trumpit me Lavrovin dhe ambasadorin rus në SHBA, Sergei Kislyak në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar, është përcjell me reagime të shumta pas raportimeve se presidenti amerikan, kishte ndarë me diplomatët rusë informacione të klasifikuara.
The New York Times ka raportuar të premten se Trump gjithashtu në këtë takim ka folur edhe për Comey, dhe thuhet se u ka thënë zyrtarëve rusë, se shkarkimi i tij, i ka hequr “një presion të madh” presidentit.
Vizita e Lavrov dhe Kislyak në Shtëpinë e Bardhë ndodhi vetëm një ditë pasi Trump shkarkoi Comey, të cilin e ka kritikuar për mënyrën se si e ka mbikëqyrur hetimin për lidhjet e dyshuara mes fushatës së Trumpit dhe Rusisë, gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.
Departamenti i Drejtësisë, këtë javë ka emëruar një këshilltar të posaçëm për të mbikëqyrur hetimet për lidhjet Trump-Rusi.
Alvarez futet në “radarin” e Perezit, Atletico g...
Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë ...
Memoriali i Adem Jasharit, Rama: Do të jetësohet zëri i hero...
Top 10 yjet që do të debutojnë në Kupën e Botës 2026: Nga Ha...
Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksi...
Gjykatat në Kosovë nën akuza për korrupsion dhe zvarritje – ...