Anëtarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se ata si parti por edhe si koalicion me AKR-në dhe Alternativën nuk do të merren me individë dhe deklarimet e tyre.
Këtu ajo është lidhur me ato që thonë anëtarët e Vetëvendosje, për kandidatin e tyre për kryeministër, Avdullah Hotin, njofton Klan Kosova.
“Nuk pres prej Vetëvendosjes të thotë ata se Avdullah Hoti është i mirë”, ka thënë Bajrami në Magazina Zgjedhore.
“Ne nuk do të merremi me epitete, fyerje dhe gjëra të tjera – kjo nuk është në natyrën tonë”, ka theksuar ajo.
Më tej Bajrami ka deklaruar se besojnë që pavarësisht bindjes politike qytetarët duhet të jetojnë në harmoni më njëri-tjetrin.
“Ne jemi kundërshtar, do të punojmë më të gjithë mekanizmat që të fitojmë – kështu kemi punuar edhe me listën që të jetë sa më kualitative”, ka shtuar ajo.
Alvarez futet në “radarin” e Perezit, Atletico g...
Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë ...
Memoriali i Adem Jasharit, Rama: Do të jetësohet zëri i hero...
Top 10 yjet që do të debutojnë në Kupën e Botës 2026: Nga Ha...
Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksi...
Gjykatat në Kosovë nën akuza për korrupsion dhe zvarritje – ...