82 nxënëset nigeriane që janë liruar së fundmi nga militantët e Boko Haram, janë bashkuar me familjarët e tyre pas tre vitesh.
Prindërit me ankth kanë kërkuar shenja se sa thellë ekstremistët e kanë ndryshuar jetën e vajzave të tyre, transmeton portali arbresh.info.
Imazhet nga vendi i ngjarjes tregonin se familjet e veshura në rroba festive hynin përmes turmës për të përqafuar vajzat e tyre të liruara pas 3 vitesh rrëmbim.
Ky konsiderohet lirimi më i madh i pengjeve që kur u rrëmbyen ato nga shkolla e tyre në vitin 2014. Si kusht për lirimin e vajzave, qeveria nigeriane është dashur të lirojë nga burgu pesë komandantë të Boko Haram.
Qeveria e Nigerisë është zotuar se do të bëjë shkëmbime të mëtejshme për të sjellë 113 nxënëse tjera të mbetura në duar e militantëve Boko Haram./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...