Zinedine Zidane insiston se nuk duhet shfaqur pakënaqësi nëse Real Madridi kryen punën siç duhet këtë vikend dhe fiton La Ligan duke shtuar se ata kanë qenë skuadra më e qëndrueshme këtë sezon.
‘Los Blancos’ janë në prag të titullit të tyre të parë spanjoll brenda pesë viteve, pasi iu kërkohet vetëm edhe një pikë nga udhëtimi i së dielës në Malaga, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Parashikimi befasues i David Moyes për të ardhmen e Adnan Januzajt në Man Utd
“Nuk e di për të gjithë, por shumë njerëz sigurisht nuk dëshirojnë që Madridi ta fitoj këtë”, u tha trajneri gazetarëve. “Ka qenë gjithmonë kështu, por kjo nuk na pengon ne aspak”
“Ne e dimë se ku jemi. Ne e dimë se duhet gjithsesi të fitojmë në fushë, ashtu siç kemi bërë deri tani duke punuar shumë, duke luftuar dhe duke mos mbetur asnjëherë me kokën poshtë. Është shumë vështirë për të fituar La Ligan gjatë 38 ndeshjeve”
“Çdo javë, ose çdo tri ditë nganjëherë, ju duhet të shfaqni se dëshironi ta fitoni dhe ne e kemi bërë këtë. Ne e kemi merituar të jemi të parët, por ne duhet të përfundojmë tani ndeshjen e fundit. Do të jetë ndeshja më e vështirë sigurisht”, përfundoi Zidane./arbresh.info
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë
Astronautët e NASA-s morën iPhone 17 Pro Max për të dokument...
Ekuipazhi i Artemis II tani është në gjysmën e rrugës drejt ...
Beteja e udhëheqësve të UÇK-së në Hagë po shkon drejt fundit
Kryeministri sllovak kërkon që BE-ja t’i heqë sanksionet nda...
Pas presidencës, këto janë privilegjet që do t’i gëzojë Osma...