Fitore Geci, vajza e vëllait të Gani Gecit do të jetë pjesë e listës për deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Gani Geci përmes një statusi në Facebook, duke thënë se ishte zgjedhja e tij më e mirë “që elektorati ynë ta din që ne ishim dhe jemi pjesë e garës së LDK –ës”
“E zgjodha emrin e Fitore Gecit që përkon me Fitoren e madhe që do ta korrë LDK -ja në këto zgjedhje . Të dashur mbështetës të mi dhe të familjes sime që më keni përkrahur që sa vite të ndihmoj LDK –në: Mos më pyesni si dhe pse, por votoni koalicionin LDK -AKR – Votojeni Firoren për fitoren e madhe të Koalicionit LDK -AKR. Fitore Geci është vajza e vëllaut tonë të madh Halil Gecit . Ka mbaruar fakultetin e Edukimt në Universitetin e Prishtinës , studion në Master. Është arsimtare në shkollën “Ibrahim Rugova në Obiliq . Kjo ishte zgjedhja ime më e mirë e mundshme që elektorati ynë ta din qe në ishim dhe jemi pjesë e garës së LDK -ës. Beteja e Koshares i ka treguar Serbisë se si Lufton LDK -ja . Vëllëzërit Geci i kemi treguar Serbisë edhe hajnave të Kosovës se si mbrohet shteti dhe pragu i shtëpisē. Shihemi në Finale!”, shkruan Geci në Facebook.
Afati i fundit për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë në Komisionin Qendrorë Zgjedhorë ka përfunduar mbrëmë në mesnatë. Ndërkohë që ende nuk është bërë publike lista e LDK-së./Arbresh.info/
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin