Kurioze është edhe ajo që ndodhi me liderin historik të saj, Sali Berisha.
Partia Demokratike ka publikuar një listë paraprake ku janë emrat e të gjithë kandidatëve për deputetë sipas qarqeve për zgjedhjet e 25 qershorit. Lista nuk është përfundimtare pasi asaj i duhet t’i bashkangjitet një listë e dytë, e cila do të jetë gati për një javë për t’u regjistruar në KQZ. “GSH” ka bërë dë ditur se lista përmban emra surprizë, duke filluar që nga vajza e Azem Hajdarit, Rudina, apo edhe dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi. Për sa u përket dëputetëve “rebelë” që kritikuan publikisht Bashën, ata sërish janë në listat për deputetë.
Flasim këtu për emra si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Astrit Patozi dhe Eduart Selami. Kurioz është edhe ajo që ka ndodhur me Berishën, i cili duket se do të kandidojë sërish duke u renditur i pari në qarkun e Tiranës, madje edhe mbi kryetarin aktual të PD, Lulzim Basha.

Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...