Antonio Conte ka paralajmëruar mesfushorin Willian se do të shitet gjatë verës nëse nuk është i përkushtuar plotësisht te klubi.
Manchester United është duke kërkuar transferimin e reprezentuesit brazilian pasi trajneri Jose Mourinho është një tifoz i madh i tij, transmeton portali arbresh.info. Willian ka pasur vështirësi te klubi në ‘Stamford Bridge’ këtë edicion, megjithëse “Blutë” siguruan titullin në Premierë Ligë.
Conte dëshiron të mbajë në skuadër mesfushorin, por ai do të shitet nëse dëshiron të largohet. I pyetur rreth Willianit, italiani tha: Mbi të gjitha, lojtari duhet të jetë i lumtur me qëndrimin në Chelsea.
“Kjo është gjëja e parë e rëndësishme. Për mua kjo është shumë e rëndësishmja. Çdo lojtarë që do të qëndroj duhet të ketë dëshirën për të qëndruar”, shtoi ai.
Në fillim të këtij viti Willian kishte pranuar se Mourinho është përpjekur për të joshur atë që të transferohet në ‘Old Trafford’.
“Po, ka pasur interesim nga Manchester United për shkak të Jose Mourinhos sepse ai është gjithashtu aty”, kishte thënë ai./arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...