Hyseni: Bie numri i kosovarëve që kërkojnë azil

17:14 | 11 Qershor 2015
M. A.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, priti ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laslos Markusz.

Në këtë takim, ata biseduan për proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova, ndërsa temë kryesore e takimit ishte çështja e migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës dhe trajtimi i azilkërkuesve në shtetin e Hungarisë, njofton kumtesa ministrore.

Hyseni theksoi se tashmë është në rënie e sipër numri i qytetarëve të Republikës së Kosovës që kërkojnë azil nëpër vende të ndryshe të BE-së, duke përfshirë këtu edhe Hungarinë.

Gjatë takimit, po ashtu u bë e ditur se azilkërkuesit kosovarë do të kthehen pasi që Kosova është një vend i sigurt dhe se kosovarëve nuk iu takon e drejta për azil.
Ambasadori Markusz siguroi ministrin Hyseni për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë së Republikës Kosovës nga Hungaria dhe gjithashtu ofroi përkrahjen për anëtarësimin e Policisë së Kosovës në INTERPOL.

Shpërndaje në rrjete sociale