Bisedimet për programin dhe përmbajtjen e qeverisë zyrtarisht do të fillojnë nesër.
Mandatari Zoran Zaev së pari planifikon të takohet me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa pastaj me liderët tjerë të partive shqiptare. Paralelisht, grupet e punës nga partitë që do ta formojnë qeverinë e re, do të njihen me detajet, njofton TV Telma.
Ditën e sotme partitë e shfrytëzuan për konsultime brenda partiake. Në LSDM bëhen gati edhe për qeverinë edhe për kongresin e partisë. Sipas TV Telma, Oliver Spasovski do të jetë gjithsesi pjesë e qeverisë së re. Nëse mirren vesh që LSDM-ja ta udhëheq Ministrinë e Punëve të Brendshme, Spasovski do të jetë ministër, ndërsa nëse ky resor i takon BDI-së atëherë ai do të jetë zv.ministër.
Tek blloku shqiptar akoma është e paqartë nëse Lëvizja Besa do të jetë pjesë e qeverisë së re. Ata më herët kishin deklaruar se do të presin që Zaev ta merr mandatin, ndërsa ka pasur edhe deklarata se nuk do të jenë në qeveri me persona të inkriminuar.
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën