Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pritur të enjten në takim sekretarin shtetëror të Ministrisë së Drejtësisë të Hungarisë, Barna Berke.
Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa e informoi Berke për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë në të gjitha fushat dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin, mirëqenien, sundimin e ligjit, agjendën integruese evropiane si dhe reformat thelbësore në shumë fusha të jetës.
Kryeministri Mustafa po ashtu vlerësoi lart bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, duke veçuar edhe Marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellë juridike, të nënshkruar ndërmjet ministrive të drejtësisë të dy vendeve, para pak ditësh.
Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë të Hungarisë, Barna Berke, e falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve. /kp/
Ushtarët amerikanë zhvillojnë stërvitje në Kampin Bondsteel
LVV hap fushatën zgjedhore në Ferizaj, Kurti premton 1 milia...
Reagimi i parë i Mateos mes thashethemeve për ndarje nga Bri...
Hapet procesi i gradimit për 157 pozita Toger në Policinë e ...
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...