Në listat për deputetë mes AKR-së dhe LDK-së do të ketë edhe emra nga partia e sapoformuar Alternativa, e cila udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila e cila në AKR ka qenë zëvendëspresidente. Kur u nda nga AKR dhe formoi partinë e vet, shefi i saj Behgjet Pacolli kishte thënë se ishte tradhtuar nga Kusari-Lila e cila Gjakovën e kishte fituar duke qenë kandidate e AKR-së.
Por sekretari organizativ i AKR-së Rrahim Pacolli në një deklaratë për KosovaPress thotë se nuk ka pasur asnjë hidhërim me ish-bashkëpartiaken e tij.
Pacolli tha se zhvillimi ekonomik dhe heqja e vizave është arsye kryesore që i ka bashkuar AKR-në dhe LDK-në.
“Koalicioni i ri e ka për qëllim zhvillimin , anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe heqjen e vizave për qytetarë. Kjo është më e rëndësishmja dhe ky është koalicioni më i ri. Ka me qenë shumë i suksesshëm dhe do t’i fitojë zgjedhjet. AKR, gjithmonë është me zhvillimin ekonomik dhe në zhvillimin e shëndetësisë. Do ta kemi pjesën tonë brenda marrëveshjes LKD-AKR. Nuk jemi hidhëruar ne kurrë me askënd nuk kemi çka me u hidhërua dhe me u pajtua”, tha Pacolli.
Shefi i Shtabit Zgjedhor në AKR tha se ky koalicion është mirëpritur, por ka pasur edhe kritika. Sipas Pacollit AKR është kritikuar edhe kur ka qenë duke qeverisur me PDK-në.
“Është mirëprit shumë prej qytetarëve të Kosovës , është mirëprit shumë nga diaspora. Kemi marrë shumë telefonata prej diasporës dhe kemi marrë përkrahje që do të vijnë edhe me votua ditën e zgjedhjeve. Është një koalicion i zhvillimit ekonomik. Unë mendoj që është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës. Edhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha Pacolli. S
ipas draftmarrëveshjes LDK-ja dhe AKR-ja pajtohen në parim që të bashkëpunojnë edhe në zgjedhjet e nivelit lokal, ndërsa specifikat do të përcaktohen me një marrëveshje të veçantë.
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë