Gazetari Milaim Zeka sot ka aderuar në Nisma për Kosovën, por ditë më parë ai ka kritikuar liderin e kësaj partie Fatmir Limajn duke e quajtur shkatërrues të pronave publike, shkruan Arbresh. info.
“Nisjani me kalle e me shkaterru si Kmeteret e Kuq ne Kambogjia. Veq perpara drejte shkaterrimit. Ju ftyre skeni. Prokurorit dhe Zotit nuk i frogoheni!!!” ka shkruajtur Zeka në vitin 2016 në rrjetin social Facebook
Më poshtë mundë ta lexoni statusin e tij
Fatmir Lima dhe Derzhava e tije
Jam duke e përcjelle me vëmendje Kuvendin e Kosovës. Kuvendin e cirkut dhe te turpit ballkanik. Krejte pehlivana. Shqipe Pantina arriti me nxjerre atë senin, pra gazin, nga një vend enigmatik qe e kishte futur.
Edhe Hasha u ra pak pishman fjalëve te ngutshme qe i tha dje. Halil Matoshi paska thane qe me ate deklarate i ka fy qytetaret e Kosovës. Mu sa katundar, beso Lilo, aspak.
Krejte ne fund te prononcimeve, fjalën e mori partizani antikorrupcion, dhe njeriu per “shtet ligjor”, Fatmir Lima. Nuk diti cka me fole pos qe e leshoi nje grusht miza, bash si kali i Balit Feke ne Llaushe, duke thene qe “ju te RTK se, keni problem me Derzhaven”! Aludimi ishte se demek ne ja marrim ne goje Qeverise. Mire e ka Fatmiri. RTK ne e ka si arat e babes. Sahere ka dashte ka ardhe dhe vjen ne RTK. Ama krejte pronen publike e ka shkaterru bash Fatmiri me company. Veç RTK ja ka mbete pa shkaterru përfundimisht. Shkoterrojeni edhe ketë. Te gjithë keni krijuar mediume private. Te gjithe keni ble e po bleni gazetare. Veq perpara. Kopjoni piratet Ilir. Nisjani me kalle e me shkatërrua si Kmeteret eKuq ne Kambogjia. Veq perpara drejte shkaterrimit. Ju ftyre skeni. Prokurorit dhe Zotit nuk i frogoheni!!!
Pas aderimit Zeka është pyetur se a qëndron prapa kritikave që i ka thënë për Fatmir Limajn, ai ka thënë se kur e kam kritikuar Fatmir Limën i kam besuar prokurorëve dhe gjyqtarëve ndërsa sot i besoj Fatmirit/arbresh.info/
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga o...
Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pam...
Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një...
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person