Takimi prej më tepër se tre orësh, kokë më kokë, mes Kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, duket se ka sjellë zgjidhjen e krizës politike në vend.
Të dy liderët dolën bashkë nga takimi, dhe pranuan se ka një marrëveshje, e cila do të detajohet dhe do të bëhet publike në orët e ardhshme.
“Kemi një marrëveshje, bazuar te paketa McAllister. Kjo marrëveshje do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm më pas do të kemi një komunikim publik”, tha kreu i opozitës, Lulzim Basha.
Ndërsa kryeministri Edi Rama ishte edhe më i prerë në komunikimin e tij, duke thënë: “Jam dakord 100% me kreun e opozitës”.
Asnjë nga të dy nuk dha detaje mbi datën e zgjedhjeve, ndërsa midis tyre pati edhe një shtrëngim duarsh në publik./ Top Channel
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja
Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të P...
Vranësira, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë