Në takimin me krerët e partive parlamentare në Kryesinë e Kuvendit, Edi Rama i la të gjithë pa fjalë kur deklaroi se amerikanët nuk i kanë dorëzuar asnjë propozim për zgjidhjen e krizës.
“Nuk më është dhënë asgjë. Nuk ishte në dijeninë time”, – deklaroi Rama.
Duke marrë parasysh se në tryezë merrnin pjesë 10 krerë partish, Rama u shpreh në këtë mënyrë, për të qënë i sigurtë se biseda do bëhej publike në media, shkruan lapsi.al
Po pse ndoqi këtë strategji Rama?
I ndërgjegjshëm se nëse arrihet një marrëveshje, Rama shmang kundërvënien që ka në këtë moment të krizës, me ambasadën amerikane.
Në këtë mënyrë, nëse takimi “kokë më kokë” me Bashën prodhon një zgjidhje, është Rama ai që merr meritat.
Takim “kokë më kokë” mes Bashës dhe Ramës i ka kaluar të 80 minutat.
Sylvinho me “dhimbje koke” – humb yllin kr...
Performancat e shkëlqyera këtë edicion, Fermin kap vlerën 10...
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...
Sulm me dron në një zonë me naftë në Emiratet e Bashkuara
Osmani në takimin lamtumirës me Orav: BE-ja mbetet partner k...