Pushuesit të cilët shpenzojnë dy javë të shtrirë në plazh gjatë pushimeve janë më të rrezikuar nga vdekja e hershme.
Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët, të cilët kanë thënë se dy javë qëndrim në plazh pranë detit ndikojnë shumë keq në shëndetin e njeriut, duke shtuar rrezikun nga sëmundja e diabetit, sëmundjet e zemrës dhe uljen e masës muskulore, shkruan ‘Standard, transmeton metro.
I njëjti studim nga shkencëtarët ka arritur në përfundimin që ushtrimet fizike duhet të shndërrohen në rutinë ditore, ashtu siç është, ta zëmë, larja e dhëmbëve.
Për këtë studim, shkëncëtarët britanikë testuan disa të rinj, të cilët ulën aktivitetin e tyre fizik për 80 përqind gjatë dy javëve, gjë që solli pasojat e lartpërmendura për shëndetin.
Edhe pas dy javësh të ushtrimeve intensive, personat që morën pjesë në studim e kishin të pamundur që ta kthenin shëndetin në gjendje normale.
Si operojnë kompanitë e Elektroprivredës së Serbisë me seli ...
Londrimi “çmendet” pas këngës së Remzije Osmanit
Osmani uron Sirinë për Ditën e Çlirimit: Të dy vendet tona k...
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Oslo, një i arre...
Spiropali: Të rinjtë, faktor thelbësor për anëtarësimin e Sh...
Haradinaj: Diaspora dhe Kosova janë një