Portieri i Arsenalit, Petr Cech insiston se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të trajtojnë Evropa Ligën me respekt nëse dështojnë për të siguruar një vend në top katërshe.
Skuadra e trajnerit Arsene Wenger do të ketë mundësi për të rrëmbyer pozitën e katërt në tabelë nëse Liverpooli dështon për të mposhtur Middlesbroughin dhe nëse “Topçinjtë” fitojnë takimin ndaj Evertonit, transmeton portali arbresh.info.
Në rast se kjo nuk ndodhë, skuadra londineze do të sigurojë pozitë vetëm për kualifikimin në Evropa Ligë duke mbetur jashtë Ligës së Kampionëve për herë të parë pas 21 viteve.
“Një trofe evropian është një trofe evropian”, tha fillimisht Cech. “Duhet ta them, ne e duam më shumë Ligën e Kampionëve sesa Evropa Ligën, por duhet ta shikoni se çdo herë e më shumë skuadrat e mëdha janë duke e trajtuar me respekt Evropa Ligën sepse është gjithashtu një trofe evropian”
“Madje, ju mund të kualifikoni në Ligë të Kampionëve nëse e fitoni atë gjithashtu”
Arsenali ka gjithashtu një mundësi për të fituar një trofe këtë sezon në takimin kundër Chelseat në finalen e ‘FA Cup’./arbresh.info
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...
Hapet Ngushtica e Hormuzit, bllokada amerikane vazhdon të mb...
Lëndohet një punëtor në Ferizaj, dërgohet për trajtim në QKU...