
1055582
Një ishull i pabanuar në Paqësorin e Jugut ka dendësinë më të madhe të mbeturinave plastike se kudo tjetër në botë.
Bëhet fjalë për ishullin Henderson, pjesë e arkipelagut “Pitcairn” që i përket Mbretërisë së Bashkuar. Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarë britanikë dhe australianë, në plazhet e ishullit gjenden 37.7 milionë copa mbeturinash nga më të ndryshmet.
Pavarësisht se nuk ka banorë që të bëjnë kaq pis, ishulli i pafat gjendet në mes të një rryme oqeanike dhe kjo do të thotë se grumbullon pjesën më të madhe të mbeturinave nga anijet dhe Amerika e Jugut.
Sigurisht që plazhe të mbuluara me mbeturina në një ishull të pabanuar, të humbur në mes të Paqësorit, duket se nuk përbëjnë shqetësim të madh, por shkencëtarët që publikuan pamjet thonë se shpresojnë që njerëzit do të konsiderojnë raportin e tyre me plastikën.
Sipas shkencëtarëve, ishulli është shembulli perfekt sesi mbeturinat plastike kanë ndikuar në ambient në një shkallë globale.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...