Një avion i vogël që në bord kishte 4 persona, duke përfshirë 2 fëmijë, është zhudukur në Trekëndëshin e Bermudas.
Rojet Bregdetare Amerikane janë angazhuar në operacionin e kërkimit mbi ishujt Bahamas, transmeton portali arbresh.info.
Mediat e huaja theksojnë se avioni i zhdukur ishte nisur nga New York.
Roja Bregdetare sqaron se MU-2B, një avion me motorë binjakë, ndodhej rreth 59 kilometra në lindje të ishullit Eleuthera, kur humbi kontaktin me radarët, gjatë ditës së hënë.
Avioni mësohet se ishte nisur nga Borinquen, Puerto Rico rreth orës 11:00 të paradites dhe nuk arriti kurrë në destinacion, në Titusville të Floridas./Arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar