Lidhja Demokratike e Kosovës, sot prezantoi Avdullah Hotin të nominuar nga kjo parti për kryeministër, për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit. Në këtë garë ishte edhe nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Haziri në një prononcim për Gazetën Metro, e ka konfirmuar se ka qenë në garë dhe se është tërhequr vet.
Ai ka thënë se vendimin për tërheqje e ka marrë sot në mëngjes.
Gazeta Metro, edhe më parë ka bërë të ditur se Haziri ishte në këtë garë, e këtë e konfirmoi edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot gjatë prezantimit të të nominuarit të kësaj partie për kryeministër.
Mustafa në këtë konferencë për medisa tha, se pas tërheqjes së tij, LDK i ka shqyrtuar disa emra si kandidat të mundshëm për t’i nominuar për kryeministër, dhe në këtë listë sipas kryeministrit në largim, kanë qenë të gjithë nënkryetarët e LDK-së, por edhe ministrat e kësaj partie.
Ai tha, se në fund, me një pajtueshmëri unanime, u vendos që i nominuari i LDK-së për kryeministër, të jetë Avdullah Hoti, ministër në largim i Financave.
PDK: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize ...
Sekuestrohen mbi 5 kg marihuanë në Fushë Kosovë, arrestohet ...
Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk...
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...