Rexhep Hoti nga PDK, në Interaktiv të KTV-së, tha se Isa Mustafa s’ka pasur vota për vendime të mëdha dhe u rrëzua nga partia e vet.
“Isa Mustafa u rrëzua nga partia e vet, nga 30 përqindëshi”, thotë Hoti, duke shtuar se edhe në postin e kryeministrit, Mustafa ka ardhur me votat e PDK-së.
Hoti tha se pothuajse nuk ka asnjë nismë të propozuar në Kuvend që nuk e ka përkrahur PDK, “por jo edhe të gjithë deputetët e LDK-së”.
Ai po ashtu tha se PDK e ka respektuar marrëveshjen e koalicionit me LDK-në, “por jo kjo e fundit”.
Tutje, ai mbrojti PDK-në duke e quajtur parti institucionaliste dhe tha se veprime sikur ai i, tashmë Presidentit Hashim Thaçi, me ndarjen e pushtetit me LDK-në, ka bërë vetëm Ibrahim Rugova, e madje tha se Thaçi e ka tejkaluar Rugovën.
“Hashim Thaçi e ka tejkaluar Ibrahim Rugovën me ndarje të pushtetit”, tha Hoti në Interaktiv.
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”
Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për li...
Fondi Humanitar i reagon ashpër Gashit: Në Burgun e Dubravës...