Parlamenti i Greqisë është përfshirë në debatë të ashpra, që ka sjellë edhe nxjerrjen jashtë të deputetit të Agimit të Artë Ilia Kasidiari.
Kasidiari u nxor jashtë nga Parlamenti pasi shtyhu një deputet të partisë Demokracia e Re, ku në seancën plenare filloi konflikt midis deputetëve nga partitë e tjera, ndërsa mediat thonë se janë hedhur edhe shishe uji.
“E ndotni këtë Parlament. Jashtë”, tha kryetari i Parlamentit, Makis Balauras, duke iu drejtuar deputetëve të Agimit të Artë.
Mediat vendase shkruajnë se 37-vjeçari Kasidiari është shqetësuar pasi deputeti kundërshtar ka kaluar përpara tij teksa fliste për ligjin që parashikon masa të reja të kursimit, transmeton oranews.
Burime të Parlamentit citojnë se Kasidiari e ka shtyrë Dendijas, ku më pas trupat e sigurisë së parlamentit e ka nxjerrë jashtë sallës, ndërsa Dendijas më vonë konfliktin e ka quajtur “ofendim të madh për kushtetutën dhe ligjet greke”.
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...
AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të t...
Autobusi bie në lumë, të paktën 10 të vdekur në Nepal
Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbash...