Presidenti rus Vladimir Putin dënoi testin e raketës të kryer nga Koreja e Veriut dhe e cilësoi atë të rrezikshëm, por paralajmëroi që Peniani të mos kërcënohet. Nga Kina, Putin bëri thirrje për një zgjidhje paqësore të tensionit të vazhdueshëm në gadishullin korean.
“Dua të konfirmoj se ne jemi kategorikisht kundër zgjerimit të klubit të fuqive bërthamore. Jemi kundër zotërimit të armëve bërthamor në Gatishullin e Koresë, diçka që e konsiderojmë kundërproduktive, dëmtuese dhe të rrezikshnme”, deklaroi Putin.
Por në komente që duket se kishin në objektiv SHBA, Putin tha se kërcënimi apo frikësimi i koresë së veriut është i papranueshëm.
Sigurisht që Moska nuk është shumë e shqetësuar nga armët e koresë së veriut, pasi e di që nuk është objektiv i saj dhe situatën kërkon ta përdorë si levë në përballjen me perëndimin.
Ndërkohë, Koreja e Veriut bëri me dije se testoi një raketë të re që mund ët transportojë mbushje bërthamore. Sipas Penianit, testi u bë si reagim ndaj rrezikut bërthamor dhe kërcënimeve që përbëjnë shtetet e bashkuara dhe ndjekësit e tyre.
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
Liverpooli përgatit goditjen e madhe, synon yllin e madh ang...
Rama përkujton 21 Janarin: 15 vjet nga një krim shtetëror i ...
Hoti për Rugovën: Në kohë të errëta, zgjodhi mençurinë mbi u...
Haradinaj kujton Rugovën: Kultivoi miqësinë e përjetshme me ...
Rasti i rëndë në Dragash: I dyshuari për vrasjen e nënës thu...