Aborti në Tenesi pas javës së 20-të të shtatzënisë posa është bërë edhe më vështirë të justifikohet ligjërisht.
Por kryeprokurori, gjithashtu një Republikan e ka quajtur ligjin “kushtetueshmërisht të dyshimtë”, transmeton portali arbresh.info
Guvernatori Bill Haslam ka nënshkruar “Tennessee Infants Protection Act”, një projektligj që ndalon mjekët të performojnë aborte pas javës së 20-të të shtatzënisë, kur një fetus konsiderohet gjallë, i aftë të mbijetojë jashtë mitrës me ose pa asistencë mjekësore.
Ligji kërkon nga mjekë të përcaktojnë qëndrueshmërinë e një fetusi përmes testeve dhe të marrin një mendim të dytë nga një mjek i pavarur. Çdo mjek që kryen abort në një fetus pas 20 javësh do të thotë krim shtetëror, përveç nëse aborti do të shmangte nënën nga vdekja apo “shkak i dëmeve të pariparueshme në funksionet kryesore trupore”./Arbresh.info
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...