Pas tërheqjes së Isa Mustafës, i cili ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat i Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministër në zgjedhjet e 11 Qershorit, kjo parti ka vendosur që ta nominoj kandidatin e tyre për këtë pozitë.
Burime të portalit Veriu.info bëjnë të ditur se sonte LDK-ja ka vendosur që ta nominoj kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri për këtë pozitë.
“Pas diskutimeve në forumet e partisë, kemi vendosur që kandidat i LDK-së për kryeministër të Kosovës të jetë nënkryetari Lutfi Haziri”, ka thënë burimi i Veriu.info nga LDK-ja.
Ndryshe, Haziri ka mbajtur deri më tash një varg pozitash të larta shtetërore, si: deputet i Kuvendit të Kosovës, ministër i Ministrisë së Administrim të Pushtetit Lokal, Zëvendëskryeministër dhe në zgjedhjet e vitit 2013 ëstë zgjedhur kryetar i Gjilanit.
Prishtina do të presë AI+ Expo në nëntor – një nga ngjarjet ...
Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rast...
Zulfaj pret ambasadorin suedez, riafirmohet mbështetja ndaj ...
74-vjeçari arrestohet për vrasjen e partneres në Gjermani
Osmani prezanton aderimin e ri
Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 par...