Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit, ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës, institucionet lokale dhe qendrore, Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës për organizimin dinjitoz të Manifestimit të rivarrimit të heroit të kombit, Isa Boletini në Boletin.
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim, dua të falënderoj popullin e Mitrovicës, institucionet lokale dhe qendrore, Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës për organizimin dinjitoz të Manifestimit të rivarrimit të heroit të kombit, Isa Boletini në Boletin.
Qytetarët e Mitrovicës edhe një herë dëshmuan kulturë të lartë të tolerancës dhe mirëkuptimit qytetar”, shkruan Veseli në faqen zyrtare në facebook.
LVV hap fushatën zgjedhore në Ferizaj, Kurti premton 1 milia...
Reagimi i parë i Mateos mes thashethemeve për ndarje nga Bri...
Hapet procesi i gradimit për 157 pozita Toger në Policinë e ...
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...
Rizvanolli: Inkasantimi i ujit në veri stabilizoi KRU “Mitro...