Është arrestuar një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për armëmbajtje pa leje nga policia kufitare.
Zyrtari me inicialet B.G., shërbyes civil që nga viti 2012 në MPJ, bregdetit të Shqipërisë për pushime ia kishte mësyrë me armë pa leje, por që ishte arrestuar këtë të hënë në pikën kufitare.
Sipas burimeve të Telegrafit brenda MPJ-së, zyrtari B.G. nuk është diplomat apo pjesë e korit diplomatik, por ka qenë i angazhuar në zyrën e logjistikës së kësaj ministrie dhe ndaj tij, administrata e MPJ-së, sot ka nxjerr edhe vendimin për suspendim nga puna.
Telegrafi ka provuar ta kontaktoj zyrën e informimit të MPJ-së për të marrë informacione më të detajuara rreth rastit, por kontakti me ta ishte i pamundur
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështe...
Sigal Prishtina mbetet pa trajner, zbulohet arsyeja e largim...
Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kar...
Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin du...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja
Rodrygo merr një lajm tronditës para ndeshjeve të play-offit...