Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka zbuluar detaje të takimit të kryeministrit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi, pjesë e të cilave ka qenë edhe ai.
Ai ka deklaruar se kryeministria malazias ka ofruar mundësi për korrektimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, por se ka munguar vullneti nga ana e kryeministrit Isa Mustafa, njofton Klan Kosova.
“Unë kam qenë në një takim të kryeministrit Isa Mustafa me kryeministrin e Malit të Zi. Dhe ai na ka ofruar mundësinë e korrektimit të demarkacionit, të cilën ne nuk e kemi shfrytëzuar. Nuk e di pse! Nuk ka qenë në dorën time që ta marr vendimin për këtë cështje. Pala malazeze ka shprehur vullnet për gjetjen e një zgjidhje për demarkacionin, mirëpo ka munguar vullneti”.
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë