Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se duhet me qenë dikush për me ju prish agjendat Serbisë me të cilat po bënë hajgare ende kundër Kosovës.
“Duhet me i kallxu BE-së, por ne veçanti Amerikës, se nuk jemi ma popull me u tallë askush me neve”, tha Haradinaj, duke shtuar se më këtë çështje nuk kemi me leju.
“Në këtë temë Evropa nuk po bën asgjë, dhe unë i jam mirënjohës Berlinit i cili ka pasur një qasje të qartë ndaj meje, por kur asht në pyetje Brukseli, kjo është e padrejtë, ngase në Ballkan BE po shihet se nuk po mundet me i bind palët dhe me marrë vendime të prera, por këtu duhet me hy Amerika dhe me ia kallxu vendin Serbisë”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, shqiptarët nuk dalin jashtë vetvetes dhe nëse do Serbia të jetë komshi i mirë me neve, atëherë duhet me u sillë mirë.
“Nëse Evropa dhe Amerika nuk e kryejnë këtë pune, atëherë neve nuk na mbetet tjetër veç me ba reciprocitetin, derisa ata e mbajnë Kosovën në Kushtetutën e tyre, edhe na fjala vjen detyrohemi me fute 1/3 e territore të tyre në pjesën tonë”, ka thënë ai.
“Ma s’ka me na shkelë kojshia i keq”, ka shtuar Haradinaj.
Këto komente Haradinaj i ka bërë në Rrokum Rroll në Televizionin Rrokum.
Për më shumë shihni videon:
https://www.youtube.com/watch?v=SjyTWJyG0Ro
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...