Legjislatura e pestë e Kuvendit të Kosovës është shpërbërë dje pasi që deputetët me shumicë votash votuan mocionin për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.
Pak para se ky mocion të hidhet në votim, subjektet politike fajësuan njëra-tjetrën për dështimin e mbledhjeve të Kuvendit.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar listën e deputetëve me më së shumti mungesa në komisionet parlamentare, dhe ata me më së paku, apo asnjë mungesë për periudhën janar-prill 2017, transmeton Telegrafi.
Deputetja e cila prin në listën e deputetëve me më së shumti mungesa është Milena Miliçeviq nga Lista Serbe, pas saj radhitet Sasha Milosavljeviq, Serdjan Popoviq, Jelena Bontiq po ashtu nga Lista Serbe, pas tyre radhitet shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, i pasuar nga ai i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.
Po ashtu në këtë grup bëjnë pjesë edhe deputeti nga grupi6+ Fikrim Damka, pas tij është Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën si dhe Nenad Rashiq dhe Adem Hodza nga Lista Serbe.
KËTU mund ta shikoni listën e plotë të deputetëve dhe mungesat e tyre në Komisionet Parlamentare.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...