Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tashmë kanë arritur në zyrat e Presidencës bashkë me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.
I pari ka arritur, Agim Bahtiri, si përfaqësues i Aleancës Kosova e Re, dhe më pas Valdete Bajrami nga NISMA për Kosovë, Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Sllavko Simiq nga Lista Serbe, dhe Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton arbresh.info.
Presidenti Thaçi dekretoi shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës një ditë më parë, pasi legjislativi i tha “Po” mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë.
Zgjedhjet pritet të mbahen brenda 30 apo 45 ditëve, dhe deri më tani janë përfolur datat 11 dhe 18 qershor./arbresh.info/
Haxhiu: E mirëpres prezantimin e rezolutës në Kongresin Amer...
“Monitor”: 18% e punëtorëve në Kosovë mezi e mbyllin muajin ...
“Regres me gjyqësorin”, BE pezullon të gjitha pagesat financ...
Barcelona ia rinovon kontratën Flickut
Kërcënoi të shpërthente bombë në Rinas, SPAK dërgon në gjyka...
Sot varroset malishevasi që dyshohet se bëri dje vetvrasje