Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane i Fakultetit të Filologjisë, në bashkëpunim me Qendrën për Hulumtim ‘Gjermanishtja në Evropën e Mesme, Lindore dhe Juglindore’ nga Universiteti i Regensburgut në Gjermani, do të organizojë Konferencën Ndërkombëtare me titull ‘Marrëdhëniet gjuhësore dhe kulturore gjermano-shqiptare në të kaluarën dhe të tashmen’, e cila do të mbahet sot në Fakultetin e Filologjisë.
Është hera e parë që po organizohet një konferencë e tillë për marrëdhëniet gjermano-shqiptare në rajonin shqipfolës dhe Universiteti i Prishtinës ka nderin që të jetë organizatori i parë i kësaj Konference, në të cilën do të marrin pjesë të gjitha departamentet e gjermanistikës në rajon: Universiteti i Tiranës, i Shkodrës, i Elbasanit, i Tetovës dhe i Prizrenit.
Në Konferencë do të marrin pjesë me punime të ndryshme rreth 35 pjesëmarrës nga vendet gjermanofolëse (studiues të njohur nga Gjermania, Austria, Zvicra, Polonia dhe nga Rumania) dhe nga rajoni.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë