Diferenca prej 24 vitesh ndërmjet Presidentit të ri të Francës Emmanuel Macron dhe partneres së tij Brigitte ka frymëzuar revistën e përjvfshme satirike “Charlie Hebdo”, e cila i ka kushtuar një karikaturë çiftit.
Në karikaturën e “Riss” qëndron Macron me një dorë mbi barkun e gruas 64 vjeçare, shtatzënë dhe e qeshur. “Ai do të bëjë mrekulli,” lexon në qendër.
“Këtë javë Charlie Hebdo ka parashikuar se çdo gjë është e mundur në pesë vitet e ardhshme”, shton revista në faqen e saj në Facebook.
Satira e revistës franceze për bashkëshortët e Elysee nuk është pëlqyer nga shumë prej përdoruesve në rrjetet sociale të cilët e kanë akuzuar për seksizëm, mungesë origjinaliteti, dhe mbi të gjitha një karikaturë që lë pas shije të keqe.
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim