Ministrja Hykmete Bajrami nga LDK thotë se nuk pendohen për asnjë moment pse hynë në koalicion me PDK-në.
Aj thotë se Qeveria ka dëshmuar se është punuar mirë, ndërkaq akuzoi ata që sot votuan për rrëzimin e Qeverisë se e ndaluan luftimin e korrupsionit.
“Për asnje moment nuk pendohemi që kemi qene pjese e koalicionit. Ne kemi qene ne Opozite, ndryshimet behen nga Pozita jo nga Opozita. Ne kemi bere ndryshimin. Dy vite e gjysem kemi qeverise me vendin, kemi pase Kryeminister akademik Isa Mustafen i cili e ka deshmu se ne kete vend mund te punohet mire, mund te kemi rezultate te mira dhe mund ta luftojme korrupcionin. Te gjitha keto i penguan ata qe sot votuan per shkuarje ne zgjedhje. #LDKsukseseVazhdojme”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë