Letra nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka arritur në kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, dje më 09.05.2017.
Presidenti Ivanov pret nga lideri i LSDM-së që ta përmbushë fjalën e shprehur publikisht se: “së bashku me partnerët e koalicionit do të sigurojnë garanci për përforcim të unitaritetit të shtetit dhe se gjithçka do të jetë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, thonë nga kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov për MIA-n.
“Presidenti Ivanov mbetet në qëndrimin se e ashtuquajtura Platformë e Tiranës, as çfarëdo qoftë dokumenti tjetër, akt ose veprim në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, nuk mund të jetë kusht, as bazë për formimin dhe veprimin e Qeverisë në Republikën e Maqedonisë. Presidenti i Maqedonisë në lidhje me përcaktimin e mandatit do të veprojë konform Kushtetutës dhe praktikës së vendosur deri më tani”, thonë nga kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK