Ish sulmuesi i Sevillas, Carlos Bacca duket se ka vendosur të largohet nga AC Milani këtë verë pas raporteve që agjenti i tij është duke përgatitur një transferim larg nga San Siro.
‘Calcio Mercato’ raporton që Sergio Barila ka shpenzuar të hënën në Casa Milan për të negociuar rreth largimit të sulmuesit me drejtorin Marco Fassone dhe drejtorin sportiv Massimiliano Mirabelli, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi kolumbian nuk ishte pjesë e skuadrës së Vincenzo Montellas në disfatën 4 me 1 të pësuar ndaj Romas të dielën, gjë e cila siç duket se konfirmon që e ardhmja e tij është e limituar te qyteti italian.
Raporti nga gazeta e lartpërmendur shton se “Rossonerët” shpresojnë gjithashtu të sigurojnë 25-30 milionë euro me transferimin e Baccas, i cili ka marrëveshje me klubin në San Siro deri në qershor të vitit 2019.
Po ashtu, thuhet se 30-vjeçari është shënjestër e skuadrave spanjolle dhe klubeve kineze pas 34 golave brenda 74 paraqitje qysh pas transferimit së tij nga Sevilla në vitin 2015./arbresh.info
U shpall i zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur 39-vjeç...
Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi...
Hetimet mbi aksidentin tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi ç...
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...