Një 29 vjeçar shqiptar është kapur me 8.8 kg marijuanë teksa udhëtonte me tren për në Bad Bentheim të Gjermani.
Burri me origjinë nga Shqipëria është arrestuar të hënën pasi në valixhen e tij u gjet lënda narkotike, vlera e të cilës është rreth 88 mijë euro.
I riu ka udhëtuar me tren nga Holanda për në Gjermani. Gjatë një kontrolli në Bad Bentheim, agjentët kanë konstatuar se ai fliste në gjuhën shqipe, ndërsa viza tremujore i kishte skaduar.
I dyshuari mohoi se ishte pronar i bagazhit, por dëshmitarët vërtetuan se valixhja ishte e tij. Gjatë kontrollit, shqiptari u bë gjithnjë e më shumë nervoz. Më pas është arrestuar.
Gjini: Po më vjen keq me thanë, por më 24 maj do të konfirmo...
Prishtina do të presë AI+ Expo në nëntor – një nga ngjarjet ...
Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rast...
Zulfaj pret ambasadorin suedez, riafirmohet mbështetja ndaj ...
74-vjeçari arrestohet për vrasjen e partneres në Gjermani
Osmani prezanton aderimin e ri