
during the Serie A match between Juventus FC and SS Lazio at Juventus Stadium on January 22, 2017 in Turin, Italy.
Massimiliano Allegri, ka deklaruar se ekipi i tij ka një rast shumë të mirë për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.
Fitorja prej 2-1 ndaj Monacos ia siguroi Juventusit një plasim në finale për herë të dytë brenda tri vitesh.
Trajneri Massimiliano Allegri thotë se ekipi i tij e ka një rast të mrekullueshëm për të fituar trofeun e garës elite të futbollit evropian.
“Jam shumë i kënaqur për djemtë, ata arritën finale, por nga nesër ne do të fokusohemi sepse ne nuk kemi fituar ende asgjë”.
“Unë nuk kam nevojë të marr asnjë meritë. Unë bëj punën time, e bëj me entuziazëm dhe me qetësi. Ajo për të cilën unë kujdesem janë rezultatet me cilësinë e lojtarëve në dispozicion”.
“Me dy ndeshje është shumë vështirë. Në një ndeshje të vetme duhet fokus në detaje, sepse detajet e bëjnë gjithë diferencën”, deklaroi Allegri.
Juventusi pritet që të përballet me Real Madridin që aktualisht ka avantazh të madh prej 3-0 nga ndeshja e parë ndaj Atletico Madridit.
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit...
Rama fton kryeministren e Japonisë në Shqipëri për Samitin e...
Ulutash dhe Fronda diskutojnë për situatën e sigurisë në Kos...
Maguire i dëshpëruar pasi s`do të jetë në Botëror
KE mirëpret diskutimin për afrimin e Ballkanit dhe Ukrainës ...
100-euroshi i Qeverisë – Kur do të dalin paratë në llogaritë...