Nëse mbahen zgjedhje në qershor, vendi mund të destabilizohet, ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, teksa ka marrë si shembull krizën politike në Shqipëri dhe Maqedoni.
Deda ka vlerësuar se Bashkimi Evropian nuk mund të përkujdeset për këto vende njëherazi, nëse ato hyjnë në një krizë më të thellë politike.
“Krejt e dinë se fajtor për gjendjen e mjerueshme në Kosovë tash e 18 vjet është qeverisja që e ka udhëhequr PDK”, ka thënë Deda në televizionin Rrokum.
Sipas tij, vendit i duhet një qeverisje e cila e lufton korrupsionin, dhe e cila e ka pikësynim mirëqenien dhe jetën e qytetarëve.
Deda, bashkëthemelues i partisë së re Alternativa, ka thënë se SHBA, por edhe BE, ju kanë bërë të qartë politikës kosovare se nuk janë të interesuar për jostabilitet në Ballkan, e aq më shumë edhe në Kosovë.
“Ata që vendosin të shkaktojnë kriza të njëanshme dhe të shkaktojnë destabilitet, zakonisht bien prej pushtetit”, është shprehur Deda.
I pyetur se kur duhet vendi të mbajë zgjedhje, ai ka thënë shkurt: “Çmimin e paguajnë zakonisht ata që e shkaktojnë këtë kontribut, dhe këtu përfundon përgjigja ime”./Arbresh.info
Nis evakuimi i pasagjerëve nga anija e prekur me hantavirus
Vjosa Osmani prezanton aderimin e radhës
Programi europian për pushtetin vendor, Rama: Shqipëria shih...
“Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin”, Kur...
Starmer këmbëngul për zgjedhjet e ardhshme dhe afrimin me Ba...
Lojtari ka dhënë “dritën e gjelbër”, Man Utd ofron 45 milion...