Mimoza Ahmetaj, ministrja e Integrimeve Evropiane, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave është në dorën e deputetëve të Kuvendit.
Kjo pasi vetëm ata mund ta marrin vendimin për ratifikimit e Demarkacionit, që sipas saj do ta garantonte të drejtën e lëvizjes së lirë të kosovarëve për në Evropë, njofton Klan Kosova.
Ahmetaj tutje tha se më gjithë mungesën e liberalizimit të vizave Kosova ka arsye ta festojë Ditën e Evropës, marrë parasysh sukseset në disa sfera të aspektit ndërkombëtarë, siç ka qenë MSA.
Këto komente Ahmetaj i ka bërë në hapjen e ekspozitës me fotografi në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.
Ky aktivitet është bërë në bashkëpunim me Qendrën Rinore në Skenderaj dhe organizatën New Ideals, njofton Klan Kosova.
Kjo ekspozitë është dashur të mbahej në Paris, por shkaku se ata nuk janë lejuar të udhëtojnë atje, ekspozita është mbajtur në sheshin e Skenderajt.
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare