Shteti më i ri në botë, edhe pse është pothuajse i izoluar, megjithatë shënon Ditën e Evropës – 9 Majin. Kjo ditë që simbolizon bashkimin e evropianëve do të festohet me aktivitete të ndryshme nëpër Kosovë.
Kosova është shteti i vetëm në Ballkan pa liberalizim të vizave me BE-në. Numër i madh i qytetarëve, me dokumente të shumta në dorë, presin në radhë para ambasadave për ta marrë një përgjigje për një vizë, e cila do t’i çonte rrugëve të Evropës.
Sipas statistikave rreth 40 mijë qytetarë aplikojnë për vizë vetëm në Ambasadën Gjermane brenda një viti, disa prej të cilëve u aprovohet kërkesa, e shumë të tjerëve jo.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë
Me Ditën e Evropës, festë zyrtare, Kosova dallohet thuaja nga të gjitha vendet e kontinentit evropian, në të cilat institucionet punojnë gjatë Ditës së Evropës, ndonëse atë e shënojnë si ditë me organizimin e ndonjë aktiviteti.
Dita e Evropës zanafillën e ka te 9 maji i vitit 1950, kur ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të thëngjillit dhe çelikut, si detyrim për ruajtjen e marrëdhënieve paqësore mes vendeve.
Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra-tjetrën. Si rezultat i këtij propozimi një vit më vonë u krijua Bashkimi Evropian, ndërsa në Samitin e Milanos të mbajtur më 1985 udhëheqësit e Bashkimit Evropian vendosën që 9 Maji të festohej si Dita e Evropës.
Dita e Evropës bashkë me himnin, flamurin, moton dhe monedhën e përbashkët- euron janë simbolet identifikuese të Bashkimit Evropian./arbresh.info
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...