Sami Lushtaku, kryetar i Skenderajt, i cili ndodhet në burg për shkak të dënimit të shkallës së parë me 12 vjet heqje lirie, ka reaguar ndaj një teksti të botuar sot në Koha Ditore, ku thuhet se ai ka qenë në një ndeshje futbolli në Skenderaj.
Në një postim të publikuar në Facebook nga avokati i tij, Arianit Koci, Lushtaku ka paralajmëruar padi ndaj Kohës Ditore për siç thotë ai, shpifje dhe dëmtim të rëndë të reputacionit.
Lushtaku po ashtu distancohet nga kërcënimet që persona të ndryshëm i kanë bërë gazetës apo autorit të tekstit.
Lexojeni reagimin e plotë të Lushtakut, të përcjellë nga avokati i tij, Arianit Koci:
Shkrimet e botuara në gazetën Koha Ditore, e as ky i ditës së sotshme, nuk më habisin aspak. Kjo qasje, e përkrahur edhe nga kjo gazetë në kontinuitet, më ka dëmtuar shumë për gjatë gjithë periudhës së pasluftës.
Kategorikisht e hedh poshtë si të pabazë pretendimin e shprehur se kam marrë pjesë në një ndeshje futbolli, a në çfarëdo ngjarje tjetër jashtë mureve të burgut.
Mirëpo, ndonëse i burgosur, përmes avokatit tim do të ngrisë padi kundër kësaj gazete, për shpifje dhe dëmtim të rëndë të reputacionit. Do të kërkojë që çështje të zbardhët dhe publiku ta mësojë të vërtetën.
Gjithashtu, distancohem plotësisht ndaj kërcënimeve që persona të papërgjegjshëm i kanë orientuar gazetës, ose edhe gazetarit. Të vërtetën rreth kësaj çështje do ta zbulojmë në rrugë ligjore, e jo me kërcënime. Prandaj, askush të mos guxojë që në emrin tim të nisë çfarëdo kërcënimi ndaj askujt. Në emrin tim është i autorizuar të flasë vetëm avokati Arianit Koci dhe askush tjetër.
Durmishi takon Myftiun e Kosovës, falënderon për kontributin...
Naim Berisha zgjidhet drejtor i Institutit Albanologjik
Një qytetareje i keqësohet gjendja në Trafikun Urban, mbërri...
IHMK: Kosova ka mesatarisht 26 ditë në vit me mjegull
40-vjeçari i plagosur nga Ferizaji në QKUK në gjendje stabil...
Leonard Ademaj: Vrasja e Liridonës ishte e planifikuar, u re...