Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, njëherësh kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, është shpallur të martën mbrëma Qytetar Nderi i Mitrovicës.
Ky vendim është marrë unanimisht nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për kontributin që Lulzim Basha ka dhënë për shqiptarët e Kosovës që nga periudha e Luftës së UÇK-së, gjatë kohës kur ai ishte staf i Misionit të Administrimit të OKB-së në Kosovë, përfshirë edhe kontributin që ka dhënë qyteti i Tiranës në rindërtimin dhe kthimin e shqiptarëve në pjesën matanë Ibrit, duke akorduar 100 mijë dollarë për aksionin “Ndihmo edhe Ti”.
Për jetën dhe veprën e Lulzim Bashës, gjatë kësaj ceremonie dhe para shumë të pranishmëve, u shfaq edhe një dokumentar.
Në fjalën e tij të rastit në këtë ceremoni, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se qytetarët e Mitrovicës janë të nderuar me prezencën e kryebashkiakut të Tiranës sot në Mitrovicë.
“Ata ju falënderojnë nga zemra që në çastet më të rënda të historisë sonë ndihmuat të mbeten gjallë shpresat për jetë, liri dhe pavarësi… Ata në çastet më të vështira gjetën mbështetje dhe besim tek vëllezërit shqiptarë të cilët hapën dyert dhe zemrat e shtëpive të tyre për të ndihmuar vëllezërit e tyre kur ishin më së ngushti”, theksoi Bahtiri, transmeton KP.
Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës
ShBA dhe Rusia bien dakord të rikthejnë dialogun ushtarak
Barcelona merr konfirmim të madh financiar: Rikuperimi ekono...
Durmishi takon delegacionin e bizneseve franceze, flasin për...
Spiropali në SHBA: Shqipëria e përkushtuar për të drejtat e ...
Një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit për tentim-v...