Pas dështimit të mbledhjes së Qeverisë për Demarkacionin, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme.
Kryetari i VV’së Visar Ymeri tha se Qeveria e Kosovës dështoi për ta ringjallur marrëveshjen e vdekur të demarkacionit.
“Qeveria e Kosovës tash e dy vite e edhe sot vazhdimisht insistoi se kjo marrëveshje do të ratifikohet dhe kështu ta dëmtojë interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Ymeri.
Sipas tij të dy krerët Isa Mustafa (LDK) dhe Kadri Veseli (PDK), po bëjnë gara për kolltukun e kryeministrit.
“Ditëve të fundit është parë një lloj gare mes partnerëve të koaliconit qeverisës, në mes të Isa Mustafës dhe Kadri Veslit dhe kjo tregon vetëm një gjë se ata në kokën e tyre e kanë vetëm kolltukun e tyre, njëri të mbeten në pozitën e kryeministrit tjetri të vjen në këtë pozitë.”, ka thënë Ymeri./arbresh.info
Pacolli takon në Londër të dërguarën speciale britanike për ...
65 aksidente trafiku brenda 24 orësh, policia shqipton mbi 2...
Dy raste të vjedhjes në Han të Elezit – grabiten stoli ari, ...
SHBA-ja thotë se 16 anije iraniane që vendosnin mina janë ‘e...
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër s...
Vazhdon spektakli i Ligës së Kampionëve – sytë drejt Parisit...