Një banderolë është parë në stadiumin e Genoas, e cila përmbante një mesazh që nuk lidhej me ndeshjen.
Mesazhi nuk kishte lidhje me ndjeshjen e zhvilluar, por me Edi Ramën.
“Faleminderit Edi Rama që na solle Marijuana”- shkruhej në banderolë ndërsa pak më tutje ishte një flamur gjigant i Shqipërisë me fushën e zezë. Nuk dihet ideatori i këtij mesazhi.
Vlen për tu përmendur se autoritetet italiane deklaruan se 8 ton drogë janë kapur në Itali të ardhura nga Shqipëria vetëm muajin e fundit. Përveç qytetarëve në Shqipëri, që prej kohësh akuzojnë ose falenderojnë ironikisht Ramën, duke e bërë përgjegjës për agravimin e fenomenit shqetësues të kanabisit, edhe shqiptarët në Itali duket se e kanë ndjerë për detyrë t’i dedikojnë një falenderim Ramës. E ku më mirë se në një stadium plot me njerëz dhe kamera prezente, shkruan Lapsi.al
Trump thotë se SHBA-ja duhet të rishikojë pjesëmarrjen në NA...
Begaj mbledh gazetarët në iftar: Kujdes me lajmin, fjala sot...
Flick para sfidës ndaj Newcastle: Duhet ndeshje perfekte, Ya...
Abdixhiku shtron iftar për Myftiun Tërnava
Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Prish...
Guardiola hyn në ndeshje për përmbysje, Arbeloa nuk e ndrysh...