Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, tha se data e mbajtjes se seancës së Kuvendit të Kosovës për votimin e Themelimit të Gjykatës Speciale, është çështje e Kryesisë dhe grupeve parlamentare.
Këto komente i pari i drejtësisë së Kosovës i ka bërë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Hungarisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale.
Marrëveshja në emër të shtetit hungarez u nënshkrua nga sekretari shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë së Hungarisë Barna Berke.
“Unë besoj se kjo është çështje e Kryesisë dhe Grupeve Parlamentare”, tha Kuçi, transmeton KP.
Ministri Kuçi tha se marrëveshja e nënshkruar me Hungarinë lehtëson bashkëpunimin çështjet penale dhe mundëson që të ketë një bashkëpunim më të mirë në fushën gjyqësore.
Ai tha se kjo është marrëveshja e parë që po e nënshkruan me Hungarinë, por kanë në përgatitje e sipër dhe do të marrin ha pa edhe për marrëveshje për bashkëpunim në transferimin e të dënuarve dhe po ashtu në ekstradimin e tyre. Në takim Kuçi dhe Berke kanë biseduar edhe për çështjen e emigrantëve nga Kosova që gjatë muajve të dimrit kanë kaluar nëpër Hungari apo edhe kanë kërkuar azil në këtë shtet.
“Ne kemi diskutuar edhe për çështjen e emigrantëve qe ka ndodhur i shpreha një mënyrë atë shqetësimin tonë që ka ndodhur një çështje e tillë dhe po ashtu theksova qe ne kemi qenë ai problemi prodhimi i asaj që kanë shku në anën tjetër, veprimi që kanë marr pushteti dhe shteti i Hungarisë kanë qenë edhe me rregullat e brendshme edhe me rregullat e BE-së. Ne kemi marr masa që t’i parandalojmë veprime të tilla dhe unë besoj që nuk do të kemi përsëritje të veprimeve të tilla”, tha Kuçi.
Ndërsa, përfaqësuesi i Ministrisë së Hungarisë tha se Kosova dhe Hungaria kanë bashkëpunuar jashtëzakonisht mirë dhe në mënyrë efektive në çështjet kriminale gjatë viteve të kaluara madje edhe pa pasur marrëveshje formale në këtë fushë.
Aksion i Prokurorisë Speciale për krim të organizuar e rrëmb...
Partia e Socialistëve Evropianë mbështet VV-në dhe Kurtin në...
Besim Kelmendi paraqet kërkesë për lirim nga pozita e U.D. K...
Mbi 1400 gjoba dhe 51 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Pas vrasjes makabre, Kushtrim Kokalla me Naim Murselin qëndr...
Avokati i familjes së Marigona Osmanit kërkon të mbetet burg...