Ministria e Punëve të Brendshme me mbështetjen e projektit të binjakëzimit të financuar nga BE-ja: “Fuqizimi i institucioneve të Kosovës, në menaxhimin efektiv të migrimit”, do të mbajë ligjëratë në kuadër të fushatës të vetëdijesimit për parandalimin e migrimit të parregullt.
Me këtë rast, në kuadër të këtyre aktiviteteve, sot në objektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, do të mbahet një ligjëratë me studentët e Universitetit të Prishtinës.
Në këtë takim do të marrin pjesë: zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Valdet Hoxha, znj.Teuta Pustina-Krasniqi, zëvendës rektore për Cilësi dhe Zhvillim në UP, ish-ambasadori Robert Bosch, z. Peter Schreiner, ekspert i migrimit, z. Edmond Gashi, Koordinator Kombëtar për Qendrën Informuese Gjermane për Migrim, Trajnim Profesional dhe Karrierë “DIMAK”.
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa implementohet nga Holanda si partner kryesor dhe Austria e Suedia si partner mbështetës në partneritet me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, respektivisht me Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim.
Më 27 shkurt, deklaratat hyrëse për Thaçin e të tjerët
Osmani pranon urime nga Mbretëria e Arabisë Saudite
Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo p...
Reali hyn me këtë 11-she ndaj Benficas në Lisbonë
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...