Mediet shtetërore në Korenë e Veriut paralajmëruan Pekinin se po shkelte “një vijë të kuqe” në raportet me Penianin, një kritikë mjaft e rrallë për aleatin më të afërt të vendit komunist.
Në një opinon në gazetën shtetërore “Rodong Sinmun” shkruhet se, Koreja e Veriut nuk do të heqë dorë kurrë nga programi i saj bërthamor. Autori, sigurisht i autorizuar nga qeveria, akuzon Kinën se po hedh valle sipas ritmit amerikan dhe se po u ofron justifikime Shteteve të Bashkuara, që të dërgojë më shumë ushtarë dhe pajisje në gadishullin korean.
Në opinon, madje, nxiten dy prej gazetave më të mëdha në Kinë, “E përditshmja e popullit” dhe “Global Times”, që të mos bëjnë komente të papërgjegjshme që rrezikojnë raportet mes dy vendeve.
Reagimi nga Koreja e Veriut ndaj Kinës vjen ndërsa mediet shtetërore kineze, edhe këto padyshim të autorizuara nga qeveria, kanë kritikuar regjimin në Penian, si dhe mes rritjes së tensioneve në rajon.
Në gazetën koreano-veriore shkruhet se vendi nuk do të lutet kurrë për miqësinë e Kinës në këmbim0 të programit bërthamor që është i çmuar sa vet jeta. Autoritetet dhe mediet kineze u kundërpërgjigjën me shpejtësi, duke theksuar pozicionin e Kinës për një gadishull korean pa armë bërthamore, ndërsa kritikuan Penianin se përdor një logjikë iracionale për programin bërthamor.
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...